Nga raportimet paraprake nuk njoftohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësja ka mundur të neutralizojë flakët. Pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit
Aktualitet
Ndërron jetë pronari i televizionit të madh shqiptar, ja se për kë bëhet fjalë
Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19 Kasem Hysenbelliu.
Presidenti i televizionit “Fax News” ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh.
Ai nuk mundi që të fitonte dot betejën me koronavirusin, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017.
Aktualitet
Kompania “5D” punime gjysmake te Liqeni i Thatë
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2021, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj premtonte pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë. “I shtojmë pedonale dhe korsi biçikletash. dhe për t’i përdorur si valvula shkarkimi, për të mos patur këtë dyndje tek liqeni i Tiranës” – citohet në mbledhje.
Por tre vite pas këtij premtimi që i kushtoi buxhetit të qytetarëve të Tiranës 58 mln lekë, nuk është ndërtuar as korsia e biçikletave dhe as lulishtja që ishte premtuar, sipas renderave të planit fillestar. Madje, nga vëzhgimi në terren që kreu Citizens, edhe pedonalja nuk është e plotë dhe nuk përshkon të gjithë liqenin.
Ndërkohë në zonën që ishte parashikuar që të ngrihej një park me pemë, aktualisht një pjesë e tij është zënë si parking privat. Bashkia e Tiranës pranon se është në dijeni për lënien përgjysmë të këtij projekti, por e justifikon ngecjen e projektit me problemet e pronësisë.
“Për shkak të mos lirimit të sheshit të ndërtimit dhe në pritje të procedurës së shpronësimit, punimet në këtë objekt kanë përfunduar, duke zbritur punimet e parealizuara”- thotë Bashkia Tiranë. Vlera fillestare e projektit ka qenë 58 784 455.80 lek me t.v.sh, por për shkak se punimet janë realizuar në vlerën 50% të tyre, Bashkia Tiranë konfirmon për Citizens se vlera e paguar ndaj kompanisë 5D është 30 737 050.74 lek me t.v.sh.
Projekti fitues i cili u zbatua nga kompania “5D” u bë publik në nëntor të 2021 dhe pritej të përmbyllej për gjashtë muaj, por në të vërtetë punimet kanë zgjatur përtej ccdo afati dhe kanë përfunduar gjatë pranverës së vitit 2023 Tre nga drejtorët e kompanisë 5D, njëkohësisht edhe ish drejtorët të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha janë tashmë të arrestuar me kërkese të SPAK. Kjo kompani, sipas SPAK ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, një ndër to edhe projekti i lënë përgjysmë në Liqenin e Thatë. Në lidhje me zënien e hapësirës publike kanë protestuar edhe më herët banorët e kësaj zone.
“Është një zonë në Liqenin e Thatë, ku Bashkia Tiranë ka rreth 6 muaj që ka vendosur tabelë për nisjen e punimeve të projektit që do e shndërronte në park dhe pedonale. Në vend të nisjes së punimeve për të zbatuar këtë projekt të miratuar dhe të ekspozuar në terren nga vetë Bashkia, po nisin punimet për ndërtim pallati” – shkruante në një status në rrjetet sociale në qershor të 2022, aktorja Egla Ceno, e cila është banore në këtë zonë. Aktualisht zona e zaptuar që ka penguar ndërtimin e plotë të pedonales po përdoret për parkim, nga i njëjti biznesmen që ka ngjitur hotelin Radison por edhe kazinon “Queen Casino”./Citizens Channel
Aktualitet
Apartamenti në zonën e plazhit përfshihet nga flakët, detajet e para
Aktualitet
Publikohen datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024
Datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm janë publikuar sot.
Provimi i gjuhës së huaj (anglisht) do të jetë më datë 03 qershor, gjuha shqipe dhe letërsia më 10 qershor, matematika 18 qershor dhe provimi i lëndës me zgjedhje më 24 qershor.
Provimet e Maturës Shtetërore 2024 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Aktualitet
Pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë ish-gruan, dënohet me burg Alban Bengasi
Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili pagoi 120 mijë euro të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për të vrarë ish-gruan e tij, Blerta Ruçi. Mësohet se Bengasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.
Si ndodhi ngjarja
Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.
Pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.
Aktualitet
‘Karli i Madh’/ Rama nga Gjermania: Shqipëria krenohet me frymën e tolerancës
Në vijim të vizitës së tij në Aachen, Gjermani, Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë tradicionale të akordimit të çmimit ndërkombëtar “Karli i Madh”, ku u ftua të mbajë fjalën kryesore.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore dhe se pas Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetmi vend me më shumë hebrenj sesa para nisjes së saj.
“Jam me fat që vij nga një vend i cili krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore. Ne bashkëjetesën e ndërsjelltë të besimeve të ndryshme fetare, dhe ata që shkruan për tolerancën, shpesh i panë si më të vështirë për t’i përfshirë. Shqipëria një vend me shumicë myslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës së dytë botërore, përpara sesa të niste.
Toleranca për Shqipërinë nuk ishte thjesht një pranim pasiv, apo një njohje me zor i diversitetit të dikujt. Toleranca kërkon të dalim jashtë zonës së rehatisë. Jo thjesht duke pranuar pikëpamjet tjera, por duke u angazhuar në mënyrë të përhershme në kompleksitetin e historive tonë. Është tolerance që kurrë nuk rresht së luftuari me armët e kritikës dhe autokritikës duke shmangur shkuarjen te armët reale që do të na shkatërronin. Vetëm një formë toleranca që nuk e braktis dialogun mes besimeve mund të mbrojë të mirën më të rëndësishme përtej mosmarrëveshjeve, betimi se të gjithë jemi qenie njerëzore. Toleranca ende mbetet një temë komplekse”, tha Rama
Këtë vit, çmimi ndërkombëtar “Karli i Madh” i akordohet Kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.
-
Pinknews23 hours ago
“Doli që kisha tumor…”/ Rrëfimi prekës i Heidi Bacit: Fatkeqësisht….
-
Pinknews24 hours ago
“E kam finalen e garantuar…”/ Ky banori i ‘BBV’ acaron Romeon me deklaratën
-
Pinknews5 hours ago
‘Mos ma lërë seen të lutem…”/ Ronaldo Sharka publikon bisedën e Erjolës dhe Romeos
-
Aktualitet23 hours ago
U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët/ Zbardhen momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
-
Pinknews3 hours ago
Ka qenë e lidhur me Romeon? Motra e Erjolës zbulon të vërtetën!
-
Kronike23 hours ago
Mbytja e nënës me fëmijët/ Bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? Zbardhet dëshmia e nënës së Endri Mustafës
-
Pinknews4 hours ago
TRONDITËSE/ Këngëtarja Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj
-
Kronike4 hours ago
Vetëvr*asjen e Almës dhe tre fëmijëve/ Kukulla e fëmijës ndryshon pistën e hetimit, çfarë ndodhi?