Detaje të reja nga shpërthimi i bombulës së gazit në një ndërtesë në lagjen 1 Maji në Fier, ku dy persona pësuan djegie.

Burimet bëjnë me dije se ndërtesa ku shpërtheu bombula shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, ndërsa pronari i saj dhe një person tjetër u transportuan drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmẽn mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.