Kosova
Ndërtimi i pikës së re kufitare, serbët bllokojnë rrugën
KOSOVË- Serbët lokalë kanë bllokuar rrugën që të dërgon në fshatin Dren të Leposaviq. Kjo vjen pasi policia e Kosovës ka nisur të ndërtojë një pike të re kufitare në këtë fshat. Muaj më parë, qeveria ka shpronësuar disa toka në veri të Kosovës.
Sipas mediave serbe, banorët e Drenës, afër Leposaviqit, janë të vendosur që të bllokojnë në çdo mënyrë për të anuluar, siç thonë ata, vendimin e kundërligjshëm të autoriteteve të Prishtinës për ndërtimin e një pike në fshatin Zaselje.
Ky është mesazhi që po dërgohet edhe sot nga qytetarët e mbledhur, të cilët që nga mëngjesi i djeshëm ndodhen në vendin ku makineritë e rënda të mekanizuara kanë nisur zgjerimin e rrugës, e cila është përgatitje për ndërtimin e pikës së policisë kufitare.
Efektivët ndodhen jo shumë larg qytetatarëve ndërkohë që makineritë kanë ndalur punën dhe të gjithë po presin vendimin e autoriteteve të Prishtinës.