Pinknews
Ndeshja Kosovë-Zvicër/ Fotoja e saj në tribunë, reagon Rita ora
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, për kualifikimin në “Euro 2023”, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Tifozët Dardanë kishin përgatitur në tribunë një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët dhe mjekët. Në krye të banerit qëndronte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila shihet me një shall në fytyrë me flamurin e Kosovës.
Kjo gjë i ka rënë në sy dhe këngëtares, e cila ka rishpërndarë në Instastory një foto, ku shkruhej: Prezenca e saj na solli neve fat.
Më pas Rita Ora ka rishpërndarë një video të presidentes Osmani e cila kishte shkruar: Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën.