Connect with us

Sport

Ndeshja me Shqipërinë vulos gjithçka, shkarkohet Fernando Santos

Pas ndeshjes në Tiranë Fernandoo Santos nuk do të jetë më, me sa duket, trajneri i Polonisë. Golat e Asanit dhe Dakut (rezultati 2-0) ka rezultuar fatal për trajnerin e Polonisë, i cili largohet në këtë mënyrë si një dështim në krye të pankinës. Ky lajm konfirmohet nga të gjitha mediat polake dhe pritet vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e tij.

Kurioze është se Santos ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Në vitin 2014, të kuqtë fitonin me rezultatin 0-1 ndaj Portugalisë dhe kjo bëri që Federata portugeze të shkarkonte Paulo Benton dhe vendin e tij e zinte Santos, i cili më pas fitoi edhe Europianin me Portugalinë.
Advertisement