Ndeshje e ‘çmendur’ në Londër, Cole Palmer shënon katër gola në pjesën e parë për Chelsean
Chelsea fitoi 4-2 pjesën e parë kundër Brighton në ‘Stamford Bridge’. Ndeshja ishte me të vërtetë e “çmendur” në 45 minutat e para, me Cole Pamer që shënoi katër gola për Blutë e Londrës. Nëse ndeshja u hap nga Brighton me Rutter, Palmer përmbysi gjithçka në minutat 21, 27, 31 dhe 41. Ditë për t’u mbajtur mend nga sulmuesi anglez.