Connect with us

Sport

Ndeshje e fortë/ Mbappe: Ronaldo është një legjendë, por nesër fiton Franca

Kapiteni i kombëtares franceze, Kylian Mbappé foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë, e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024.

Sulmuesi i Realit i dedikoi disa fjalë të bukura Cristiano Ronaldos:

“Ai është unik, ka vetëm një. Unë dua të ndjek rrugën time, shpresoj të shkruaj një faqe të shkëlqyer në historinë e Real Madridit, por do të jetë një nder të krahasohem me të, të gjithë e dinë se çfarë admirimi kam për Ronaldon, por shpresojmë të fitojmë nesër”, tha ai.

Mbappé më pas shtoi: “Për çfarë e kam zili? Duhet të vlerësosh se çfarë është dhe çfarë ishte, ai është një lojtar unik. CV-ja e tij flet vetë. Kur luan kundër një ekipi si Portugalia është e vështirë të përmendësh vetëm një lojtar. Leao, Bruno, Bernardo janë të rrezikshëm, madje edhe ish-shokët e mi të PSG-së. Europiani është një kompeticion shumë i fortë. Ka vetëm skuadra të forta, janë detajet ato që vendosin ndeshjet. Duam të shkojmë në gjysmëfinale, jemi stërvitur dhe jemi gati për këtë sfidë”, përfundoi ai.

Advertisement