Connect with us

Rajon

Ndezja e zjarreve në Ballkan/ Serbisë nuk duhet ti tolerohet  

“Nëse Serbia është realiste dhe i ka në rend të parë interesat e serbëve të Kosovës, ajo do të pranonte modelin kroat” për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe – që është ofruar edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 2 maj – ka vlerësuar ish-Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic.

Ish-kreu i shtetit kroat, pyetur për sanksionet ndaj Kosovës, ndonëse nuk dyshon se Kosova është në rrugën e saj të drejtë dhe mbron interesat shtetërore me kursin e ndjekur në veri të Kosovës, i bën vërejtje qeverisë se “në parim politika, veçanërisht në kohëra të ndjeshme dhe të rrezikshme, nuk është thjesht një zbatim mekanik i ligjit, por kjo, që përveç legalitetit, duhet të mendohet për racionalitetin dhe legjitimitetin e disa zgjidhjeve të caktuara”.

“Mesazhi i sanksioneve është që ajo që është nënshkruar dhe pajtuar duhet të respektohet. Perëndimi beson se kjo është rruga për Serbinë, implicit ose eksplicit, që më në fund të pranojë faktin se Kosova ekziston si shtet, se këtë nuk mund ta ndërrojë, dhe të nis e të ndërtojë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën. E di, Kosova e sheh më ndryshe, dhe e vërteta është se, pas vuajtjeve që ka kaluar Kosova, vendimet e Perëndimit mund të duken jo fer.

Ne në Kroaci kemi pasur situata të ngjashme. Po, nga perspektiva e Kosovës, dhe jo vetëm e Kosovës, politikat e Perëndimit ndaj Serbisë duken shumë të durueshme. Bazohen në vlerësimin se Serbia, si vendi më i madh në rajon, nuk duhet të lihet politikave ruse dhe se kjo mund të çojë në ndonjë përndezje të Ballkanit.

Perëndimi duhet t’ua bëjë të qartë vendeve në rajon, dhe sigurisht Serbisë, që nuk do të tolerojë “ndezjen e zjarreve” në vende tjera, dhe që secili vend që dëshiron të jetë pjesë e Evropës duhet të pranojë politika të tilla” – Deklaroi ish-Presidenti i Kroacisë

 

Advertisement