Connect with us

Bota

Ndizen sirenat, Izraeli paralajmëron qytetarët: Shmangni lëvizjet dhe grumbullimet!

Sirenat janë ndezur në Jeruzalem, pasi ushtria izraelite njoftoi se një raketë është lëshuar nga Jemeni drejt territorit të Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë pranë vendeve të mbrojtura dhe të shmangin lëvizjet në hapësira të hapura.

Gjithashtu, duhet të evitohen grumbullimet dhe në rast alarmi, njerëzit duhet të kërkojnë menjëherë strehim në vendet e sigurta deri në njoftimin tjetër zyrtar

Sistemi i alarmit për sulme ajrore në Jerusalem u aktivizua pak kohë më parë, por që atëherë është çaktivizuar, sipas sistemit zyrtar të alarmit të vendit. Kjo vjen pasi ushtria izraelite raportoi se kishte identifikuar lëshimin e një rakete nga Jemeni drejt Izraelit.

Në një postim në Telegram, policia izraelite thotë: “Policia e Qarkut të Jerusalemit është e përgatitur të kryejë skanime për të gjetur zonat ku kanë rënë armët”.

Advertisement