Kosova
Ndizen zjarre/ Pse Vuçiç po gjuan me shigjeta helmuese drejt Malit të Zi
Mesazhet e ashpra gjithnjë e më të shpeshta të Beogradit zyrtar kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Mal të Zi për të larguar vëmendjen nga mungesa e proceseve reformuese në Serbi dhe në sfond vihet re një shqetësim i lartë i Aleksandër Vuçiqit se “vëllai më i vogël” mund të futet në Bashkimin Evropian në vitin 2028, para shtetit Sovran, Serbisë.
Kështu kanë vlerësuar analiste te ndryshem duke iu përgjigjur pyetjes se pse marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi nuk po përparojnë katër vjet pas largimit të Partisë Demokratike të Socialistëve nga pushteti, edhe pse kjo ishte e pritshme.
Profesoresha e asociuar në Universitetin e Donja Goricës, Nikoleta Gjukanoviq, tha për “Vijesti” se autoritetet në Beograd nuk mund ta tolerojnë faktin që Mali i Zi po përparon më shpejt në rrugën e integrimit në familjen e kombeve evropiane. Kjo është arsyeja pse, siç vlerësoi ajo, në të gjitha mënyrat, përmes eksponentëve të saj në qeverinë malazeze, Serbia eshte
“duke u përpjekur drejtpërdrejt të destabilizojnë proceset në Malin e Zi”
“Ajo që flet në favor të kësaj teze është fakti se pas çdo përparimi vendimtar të Malit të Zi dhe mbështetjes nga adresat perëndimore, eksponentë të politikës zyrtare të Beogradit ngrenë çështje që e ndajnë thellë shoqërinë malazeze”, shpjegoi Gjukanoviq.
Ajo theksoi gjithashtu se pritej që marrëdhëniet mes dy vendeve të ishin më kuptimplote dhe të fokusuara në bashkëpunim që nga ardhja në pushtet e palëve që janë të fokusuara në mbrojtjen e interesave të tyre në Mal të Zi, por që mesa duket nuk mjaftojnë përpjekjet e tyre për të kënaqur Vuçiqin. Ajo vlerësoi se politikanët malazezë po e durojnë vazhdimisht qëndrimin poshtërues që ka Vuçiq ndaj tyre.
Gjukanoviq tha se kjo do të çojë në krijimin e dy poleve që pritet te hapin llogore lufte, “të cilat do ta largojnë Malin e Zi nga proceset reformuese të ndërtimit të institucioneve”.