Kosova
Ndodh edhe kjo! Sorrat sulmojnë qytetarët në Prishtinë, 26 persona bëhen për spital
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/05/sorra.jpg)
Vetëm muajin e fundit, 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga ‘sulmet’ e sorrave.
Burimet e Insajderit kanë mësuar se një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.
E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)