Connect with us

Aktualitet

Alarmohet Tirana/ Një helikopter hedh një lëndë të dyshimtë mbi kokat e banorëve

Një ngjarje aspak e zakontë ka alarmuar pak minuta më parë të gjithë komunitetin e banorëve në zonën e Freskut në Tiranë.

Qindra qytetarë kanë dërguar video dhe foto nga një helikopter i cili pasi ka bërë disa xhiro mbi kokat e tyre, ka zbrazur një sasi të konsiderueshme të një lënde misterioze në ngjyrë blu në të gjelbër.

Paniku i banorëve ka qenë i madh pasi mesazhet kanë bombarduar redaksinë tonë në vetëm pak sekonda.

Nuk dihet se si një helikopter i paidentifikuar të mund të hedh kaq lehtësisht një substancë të paidentifikuar në një zonë të banuar, mbi kokat e qytetarëve të pambrojtur.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Policia apo autoritetet ushtarake.

Advertisement