Connect with us

Kosova

Ndryshimet gjeopolitike nuk janë në favor të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, refuzon ta pranoj se shtetit serb ishte në dijeni për sulmin që u krye ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. I pari i Serbisë tha se ishin serbët lokal ata që u revoltuan siç tha ai, ndaj “terrorit” të kryeministrit Albin Kurti. Por, ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, tha se nuk ka dyshim që shteti serb ishte i përfshirë në atë sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe sipas saj, qëllimi i Serbisë ishte destabilizimi i veriut të Kosovës. “Serbia edhe njëherë e dëshmoi se sa larg mund të shkoj me këto veprime destabilizuese. Është sinjal pozitiv që shtetet perëndimore e dënuan ashpër këtë sulm të Serbisë ndaj Kosovës. Gjithashtu duhet thënë se shteti i Kosovës e menaxhoi në mënyrë profesionale situatën për të vënë nën kontroll veriun e vendit” – deklaroi Nevenka Tromp, duke shtuar se perëndimi duhet të alarmohet nga veprimet e Vuçicit edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit. “Pas aksionit të dështuar në veri, Vucic morri rrugën për në Kinë për tu takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo flet shumë për rrugën të cilën ka zgjedhur Serbia në krye me Aleksandar Vuçicin. Nëse këto veprime të Serbisë nuk janë sinjal për perëndimin, atëherë kjo është diçka shumë problematike. Në anën tjetër Kosova me të gjitha problemet më të cilat po ballafaqohet, është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor dhe kjo besoj duhet të vlerësohet më shumë” – theksoi ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit Nevenka Tromp, vlerësoi se Kosova nuk ka kohë më për të humbur, dhe duhet sa më shpejtë ta përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë, pasi sipas saj, ndryshimet gjeopolitike nuk po shkojnë në favor të Kosovës. “Bota po ndryshon me shpejtësi të madhe, po shohim ndryshime serioze gjeopolitike dhe duhet ta dini se Kosova nuk do të jetë gjithmonë në fokusin e shteteve perëndimore. Prandaj është mirë që Kosova ta shfrytëzojë këtë momentum sepse koha po kalon dhe shanse të tilla mund të mos vijnë më. Në anën tjetër Serbia është duke e lexuar shumë mirë këtë situatë”, ka thënë Tromp

Advertisement