Connect with us

Aktualitet

Ndryshimi i menjëhershëm i motit, stuhi me erë të fortë dhe breshër në Tiranë dhe Elbasan

Moti ka treguar një tjetër anë të tij brenda ditës së sotme teksa mbrëmja ka sjellë një ndryshim të befasishëm në zonat e Tiranës dhe Elbasanit. Momentalisht, temperaturat e larta i kanë lënë vendin stuhisë  së fuqishme dhe reshje intensive shiu dhe breshërit.

Në kryeqytet stuhia është shoqëruar me erëra të forta që arrijnë deri në 11 km/h teksa temperaturat që shkojnë deri në rreth 30 gradë Celsius, vazhdojnë të mbeten prezente. Në Elbasan, stuhia u shoqërua me reshje të dendura shiu, stuhi dhe erë të fortë.

Moti ka ndikuar në qarkullimin nëpër rrugë, duke kufizuar pamjen dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve. Era e fuqishme ka rrezikuar shkuljen e pemëve në rrugë dhe parqe, duke shkaktuar shqetësime për dëme të mundshme.

Advertisement