Ekonomi
Ndryshon akti normativ i buxhetit 2020/ 1.4 mld lekë shtesë për shëndetësinë, 2.9 mld lekë pagesa për rreth 30 projekte
Në një dalje për mediat ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se ndryshimet e këtij akti normativ përfshijnë disa rialokime të rëndësishme
“Së pari, alokohet fondi prej 3.4 miliardë lekë për financimin e shpërblimit të fundvitit për kategorinë e pensionistëve, ku përfitojnë: 932 persona në pension familjarë dhe mbi 8045 persona të tjerë në pension të parakohshëm që apo kanë trajtim financiar të veçantë.
Së dyti, është shëndetësia dhe mbrojtja sociale qeveria po alokon në fond shtesë, në shumë e 1.4 miliardë lekë shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. 400 milionë lekë shkojnë për spitalet për trajtimin e situatës të covid-19.
1 miliardë lekë shkojnë për skemën e Ndihmës Ekonomike & Paaftësisë. Më konkretisht pagesa e aftësisë së kufizuar përfiton 816 milionë lekë për 169 mijë e 530 individë të përfshirë; pagesa e ndihmës ekonomike përfiton 184 milionë lekë për rreth 69 mijë e 371 familje.
Ky akt normativ gjithashtu parashikon dhe një mbështetje shtesë për infrastrukturën dhe energjinë, dhe konkretisht për të mbështetur reformën e ujit. Shuma për mbështetjen e kësaj reforme shkon në 8.5 miliardë lekë në fund të e këtij viti.
Me aktin normativ të fundit riaolokojmë 2.9 miliardë lekë pagesa për rreth 30 projekte, të cilat kanë avancuar me punimet dhe zbatohen nga agjencitë përkatëse dhe bashkitë. Reforma e sistemit të ujit është një prioritet. Për viti 2020 kanë përfituar 51 qendra urbane dhe 500 fshatra. 100 milionë lekë për shkojnë arsimin për kërkimet shkencore”, tha ministrja.
Denaj tha se në ndryshimin e fundit ë aktit normativ parametrat makrofiskale në ndryshojnë dhe po ashtu edhe parashikimi i të ardhurat dhe borxhin mbetet i njëjtë.
Monitor/