Kosova
Ndryshon kursi, Vuçiç kundër Rusisë, sanksionet vendosen…DATA dhe ORA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ende beson që vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë është i saktë, por se ka dy vjet e gjysmë që nuk ka folur me Presidentin e Federatës Ruse.
“Ndoshta qeveria do të marrë një vendim tjetër, por mendoj se kemi marrë një vendim të mirë”- deklaroi Vuçiç Duke iu përgjigjur një pyetjeje për shkrimin e mediave perëndimore se “Kancelari gjerman Olaf Scholz e çliroi Vuçiçin” dhe se tani çështja e sanksioneve nuk është më e rëndësishme, presidenti serb tha se e sheh ndryshe.
Ai beson se në Evropë nuk shqetësohen për atë që po bën Serbia dhe përmendi shembullin se Serbia do të jetë e para që do të pranojë gjithçka në drejtim të afrimit me tregun e BE-së.
“Ata janë më të shqetësuar për qëndrimin tim, nuk janë të sigurt dhe mund të shihet nga pyetjet e gazetarëve, të cilët më pyesin ‘a besoni në të ardhmen evropiane’, sepse mendojnë se po të shtyja unë më shumë, Serbia mund të shkonte drejt BE-së akoma më shpejt.”
“Besoj se është e rëndësishme që Serbia të kryejë detyrat e saj reformuese në rrugën evropiane, por unë jam president i një vendi të pavarur që ka interesat e veta në të gjitha anët e botës”- theksoi Vuçiç duke shtuar se nuk ka folur me presidentin rus Vladimir Putin që prej dy vjet e gjysmë, por jo sepse Putini nuk do ta kontaktojë atë.
Ai u shpreh i bindur se Putini do ta pranonte bisedën nëse ai do tja kërkonte, ashtu siç do ta pranonte Vuçiçi nëse Putini do ta ftonte, por ai vlerësoi se “Putini kujdeset për pozicionin e Serbisë” Duke folur për marrëveshjen për minierat e ardhshme të litiumit, Vuçiç tha se ky është një shans i madh për zhvillimin e Serbisë.