Connect with us

Bota

Ndryshon trajektorja e luftës në Iran/ Mediat zyrtare ruse: Disa vende po shqyrtojnë “ndihmën” për Teheranin

“Disa vende të Lindjes së Mesme dhe aktorë te tjere ndërkombëtarë janë thellësisht të shqetësuar për veprimet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, pasi ajo që po ndodh mund të kërcënojë interesat e tyre në rajon dhe të çojë në një luftë në shkallë të gjerë” – Kjo u raportua nga agjencia zyrtare ruse Tass, duke cituar një burim iranian.

“Ata shprehin shqetësim, duke pasur frikë se veprimet e Izraelit do të bëhen të pakontrollueshme dhe se përshkallëzimi aktual do të shndërrohet në një konflikt në shkallë të gjere që mund të destabilizojë të gjithë rajonin” – ka shkruar Tass, sipas se ciles disa vende “kanë deklaruar tashmë gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë për Teheranin në fusha të ndryshme, si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi”.

“Një dialog paraprak mbi një mbështetje të tillë është duke u zhvilluar aktualisht”, vuri në dukje burimi, duke theksuar se qeveritë në fjalë janë të vetëdijshme se si “trajektoria aktuale e veprimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit mund të kërcënojë interesat afatgjata të të gjithëve në rajon”. Rusia, aleate e Teheranit, po mban një qëndrim të kujdesshëm ndaj krizës dhe, ndërsa dënon sulmin izraelit, ende nuk i ka premtuar ose ofruar ndihmë ushtarake Iranit.

Advertisement