Connect with us

Kronike

Në arrati për mbi 12 vjet, kapet trafikanti shqiptar i drogës në Itali. E “tradhëtoi” zakoni i cigares

Policia italiane ka vënë në pranga Fasli Qibinin, i cili ndodhej në arrati prej më shumë se 12 vitesh. 64-vjeçari me origjinë shqiptare ishte në kërkim për trafik ndërkombëtar droge dhe ishte dënuar me mbi 22 vite burg.

Qibini konsiderohet si ndërmjetës i trafikut ndërkufitar të drogës dhe ishte përgjegjës për menaxhimin dhe ndërmjetësimin e trafikut të heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë së Jugut. Sipas mediave italiane, 64 vjeçari shqiptar kishte lidhje të ngushta me klanin Di Lauro dhe grupin kriminal ‘Nardielli’.

Pas arratisjes nga arresti shtëpiak në vitin 2011, Qibini qëndroi në arrati për mbi 12 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai ka arritur gjithmonë t’i shmanget arrestimit. Falë monitorimit të kujdesshëm të zakoneve të familjes së tij, policia italiane arriti ta identifikonte atë teksa po ecte në Corso Secondigliano, pa e ditur se ishte i rrethuar.

Kapja e Qibinit nuk ishte e rastësishme por rezultat rezultat i vëzhgimit të kujdesshëm të zakoneve të familjes së tij. Ndonëse ndoshta ishte larg Italisë, 64-vjeçari nuk hoqi dorë nga kalimi i pushimeve me gruan dhe djalin e tij. Megjithatë, rritja evidente e shpenzimeve familjare tërhoqi vëmendjen e karabinierëve.

Gruaja dhe djali i Qibinit gjatë pushimeve janë ndalur për të blerë cigare edhe pse nuk pinë duhan. Prandaj, policia intensifikoi vëzhgimet dhe patrulloi lagjen me vëmendje më të madhe. Më në fund, Qibini vendosi të blinte vetë cigare, me ç’rast u rrethua dhe u arrestua. Aktualisht ndodhet në burgun Secondigliano.

Advertisement