Connect with us

Kronike

‘Në banesë nuk ka…’/ Vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten, zbardhen detaje nga krimi në familje

Zbardhen detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt të mëparshëm.

“Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin në familje në zonën e Freskut. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në rrugën “Xhon Belushi”. Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Vehap Faik Cam ka shkuar në banesën e vëllait, Lulëzim Faik Cami dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

 

 

Në banesë nuk ka pasur persona të tjerë dhe viktima ka jetuar me qira. Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm. Sakaq po merren në pyetje familjarët e tyre për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë, janë sekuestruar disa kamera sigurie dhe arma e krimit.”, u shpreh gazetari.

Të parët që kanë gjetur trupat janë fqinjët, ndërkohë nga të dhënat e para nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka pasur shkak probleme me pronat në Bulqizë.

Advertisement