Connect with us

Politike

“Ne bëjmë edhe gabime”/ Berisha kërkon falje për firmat e demokratëve për Endrit Shabanin

“Në bëjmë edhe gabime. Gabimi ishte shumë, ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që jeni të mërzitur me këto firmat ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës dhe ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë.

Të cilat në të vërtetë u dhanë në një periudhë që u krijua një mbështetje mbështetjeje për kandidatin e pavarur për Tiranën, por ato firma u tërhoqën.

Secili që firmosi e tërhoqi firmën, por natyrisht Edi Rama në mënyrë të paskrupull e zgjodhi, e gëzoftë. Nesër i përgjigjet Kryesia, do të marrë vendime për tu angazhuar në betejën vendimtare”, tha Berisha.

 

Advertisement