Aktualitet
Në burg për blerje votash, deputeti grek pritet të takojë Belerin
Teksa kryebashkiaku Fredi Beleri qëndron pas hekurave, nesër ai do të takohet me deputetin grek të partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos.
Mësohet se takimi do të mbahet nesër paradite. Ndërkohë zyrtari grek do të mbajë një konferencë për mediat në orën 12:30.
Kujtojmë se Greqia zyrtare ka reaguar ashpër për arrestimin e Belerit, nën akuzën e blerjes së votave, ndërsa kërkon lirimin e tij./balkanweb