Connect with us

Pinknews

Në darkë me Tean, Luizi merr trëndafila për Kiarën: Ajo i meriton

Si fitues të ‘Big Brother Talent Show’, Luiz Ejlli dhe Tea Trifoni morën si dhuratë një darkë që do ta konsumonin me njëri-tjetrin. Ata nuk e kanë aspak marrëdhënien të mirë pasi Luizi nuk heziton që shpesh herë të përplaset me të. Sapo mbërritën në dhomën e surprizave, aty u shfaq Kiara, e cila kishte në dorë një shishe verë për Luizin dhe Tean, të cilëve i tha: “Ju bëftë mirë”. Teksa Tea mendon se moderatorja është xheloze për të, Luizi është i qartë që fokusi i tij është Kiara. Në përfundim të darkës kur nuk kurseu fjalët e mira për Tean, u kujdes që të merrte disa trëndafila për Kiarën.

“Po i marr për Kiarën se i meriton. Gjë nuk harruam”, tha Luizi.

Advertisement