Connect with us

Kosova

Në derën e fundit majtas, Kosova në parlamentin spanjoll, politologu flet për mundësinë e njohjes

Grupi parlamentar i partisë katalunase ‘Junts’ ka paraqitur një nismë për t’i propozuar qeverisë spanjolle njohjen e Kosovës si shtet sovran.

Kjo nismë argumenton se Kosova është një shtet ligjor dhe demokratik me 1.7 milion banorë, i njohur nga mbi 100 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Junts thekson se është e papranueshme që Spanja ndjek të njëjtën strategji si Rusia, Kina dhe Bjellorusia me mosnjohjen e Kosovës dhe vënë në dukje se Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën dhe njeh pasaportat kosovare që nga janari.

Propozimi i Junts kërkon që parlamenti të nxisë qeverinë spanjolle të njohë menjëherë Republikën e Kosovës si shtet sovran.

Ne lidhje me ceshtjen ka folur politologu spanjoll, Alejandro Perez. Ai përmendi faktin se si Spanja njohjen e lidhë me dialogun me Serbinë, teksa tha se nuk është e qartë se çfarë lloj rezultati duhet të japë dialogu që Spanja ta njohë zyrtarisht Kosovën.

Perez potencoi se kryeministri actual Pedro Sanchez, dhe kryeministrat e mëparshëm, çështjen e Kosovës e kanë trajtuar në një mënyrë mjaft të sikletshme.

“Çështja e Kosovës aktualisht i mungon rëndësia në diskursin publik që të ketë pretendime të mëdha për njohje që qeveria spanjolle të veprojë. Sanchez, dhe kryeministrat e mëparshëm para tij, e kanë trajtuar çështjen e Kosovës në një mënyrë mjaft të sikletshme, thjesht duke injoruar ekzistencën e Kosovës – diçka që nuk ka ndodhur me Palestinën. Për të dhënë një shembull, Palestina ka një Ambasadë në Spanjë – kështu që pikat e nisjes së Palestinës dhe Kosovës janë sigurisht shumë të ndryshme”- theksoo  Alejandro Perez

Advertisement