Connect with us

Politike

‘Ne do të fitojmë sërish’/ Rama: Kundërshtarët tanë udhëhiqen nga urrejtja

Rama: Kur them për të rinjtë, nuk e kam veç për moshën, por mendësinë e re dhe forcën e re për ndryshim. Skuadra jonë e re përfaqësuese 2020 do jetë shëmbëlltyra jonë për Shqipërinë 2030. Duhet të tregoj eksperiencës e çmuar politike të atyre që i ka shërbyer ideve dhe qëllimeve, programit të PS në Kuvend dhe në komunitet. Shqipëria po bëhet dhe PS 2030 do jetë skuadra e atyre që po e bëjnë Shqipërinë, përmes angazhimit politik, si aktivist të PS apo jetës qytetare.

Të dashur shok dhe shoqe, dikush thotë që ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marrë votat e se i blejmë, thonë se kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ofrojnë ata vetë alternativa. Madje thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë, ngaqë ne i korruptojmë e ngaqë Evropa nuk na respekton e se SHBA na do për kukulla në rajon, e të tjera budallaqe të guximshme si këto.

Këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje se ato i fitojmë ne, ama nga ana tjetër, të gjithë këta bashkë janë njësoj. I përkasin të njëjtës rrugës të vjetër ballkanike, janë aq njësoj në disa gjëra, sa çdo njeri i arsyeshëm, e kupton fare kollaj se pse ne fitojmë dhe do fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët tanë, vetëm humbin dhe do të humbin sërish. Zgjohen më vonë se ne dhe flenë më shumë se ne, për çdo gjë që flasin dinë më pak sa ne, merren çdo ditë me ne, kush e kush të helmojë më shumë popullin kundër nesh

Advertisement