Politike
‘Në fillim nuk na besuan’/ Rama: Thumana tashmë është rindërtuar
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Thumanë, ku u zhvillua konderenca mbi sportin si motor i zhvillimit.
Rama tha se Thumana, e cila u shkatërrua nga tërmeti në vitin 2019, tani është rindërtuar.
Në rindërtim u bashkuan shumë forca.
Sakaq, Rama ka theksuar se në fillim shumë persona ishin mosbesues, por që tani janë duke e parë nga afër zhvillimin.
Rama: Mosbesimi ishte total dhe t’ju thoshe atyre që do i bëj të gjitha, do i bëj më mirë, ishte si t’i thoshe do i bëj të gjiitha, po hajde tani dëgjoni dhe ca rrena. Edhe një ndër gjërat që ju thash atyre që diskutuam atë natë se njeri kishte një merak për fushën, i thash do bëj më shumë fusha. Edhe u bën gjërat, por sepse u bashkuan shumë forca.
Në fund rezultati ishte i kënaqshëm për njerëzit, por nuk është i kënaqshëm për ne. Sepse për ne tani e rëndësishme si ta mbajmë gjallë dhe si ta kthejmë në një traditë këtë që po bëjmë sot. Si ta bëjmë të gjithë këtë kompleks, një kompleks që jetohet në mënyrë të vazhdueshme, që jetohet jo vetëm për aktivitetin sportiv nga fëmijët në mënyrë spontane, por dhe në mënyrë të organizuar nga të tjerët. Dua ta falenderoj Fidelin që e bëri të mundur ardhjen e të gjithëve ju këtu. Sepse është më e lehtë ta shikoni nga afër dhe të kuptoni se çfarë mund të bëni.