Connect with us

Politike

Në fokus çështja e emigracionit, Rama takim jozyrtar me homologun e tij britanik, çfarë u diskutua mes tyre

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim jozyrtar me homologun e tij britanik, Keir Starmer. Sipas BBC, mes dy kryeministrave ëshë diskutuar lidhur me migracionin dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e refugjatëve.

Gjithashtu sipas Downing Street është diskutuar edhe mbështetja për Ukrainën dhe bashkëpunimi i Mbretërisë së Bashkuar me Ballkanin Perëndimor. Dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mirëpritur rreth 50 liderë nga e gjithë Evropa në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Starmer ka deklaruar se dëshiron të rindërtojë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me aleatët evropianë gjatë takimit në Pallatin Blenheim në Oxfordshire.  Udhëheqësit do të diskutojnë sfidat e përbashkëta si lufta në Ukrainë dhe migrimi i paligjshëm. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Advertisement