Kronike
Në gjendje të dehur? Pas një sherri i riu plagos me thikë 31 vjeçarin

Një plagosje me thikë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Incidenti ka ndodhur afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar, pas një konflikti mes dy personave. Shtetasi I. Ll ka qëlluar me thikë shtetasin E. G., 31 vjeç pas një sherri për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.
Sipas raportimeve i plagosuri, ishte në gjendje të dehur dhe është nxjerrë jashtë nga pronarja e një lokali ku ndodhej. Më tej bëhet me dije se teksa ai po largohej nga lokali është konliktuar me autorin. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit.

