Aktualitet
Në gjendje të rëndë, zbulohet sëmundja nga e cila vuan Fatos Nano
Ish-kryeministri Fatos Nano prej disa ditësh ndodhet në spital.
Edhe pse në fillim u tha se gjendja e tij është stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të tij dhe tani ai është futur në intubim në repartin e reanimacionit.
Në media thuhet se parametrat jetësorë të tij nuk janë në nivelin e duhur pasi ai vuan nga insuficenca respiratore e thënë ndryshe pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht (SPOK).
Kjo sëmundje i është kthyer në një shqetësim kronik ish-kryeministrit dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është paraqitur disa herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK, COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.
Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.
SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë që akuzohet për invaliditet të plotë të pacientëve.