Connect with us

Sport

Në hapat e Ronaldos/ Ish legjenda e United flet 19 vjeçarin që po surprizon Djajtë e Kuq

Ka mjaftuar ai gol spektakolar përballë Everton me roveshatë, duke u kthyer në njeriun e momentit në “Teatrin e Ëndrrave”. 19-vjeçari i cili ka ardhur nga akademia, Alejandro Garnacho, festoi në stilin e Cristiano Ronaldos, i cili është dhe idhulli i djaloshit të talentuar. Madje, edhe këpucët që mbante veshur ishin ato të frymëzuara nga CR7, “Vapor 15 Mercurial Dream Speed”.

Megjithatë, ish legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka zbuluar një prapaskenë interesante, ku preku dhe rivalitetin mes Messit dhe Ronaldos, një rivalitet që e ndjen dhe vetë Garnacho sa herë pyetet kush është më i miri.

“E dini se çfarë më pëlqen tek ai? Atij nuk i plas fare”, tha ish-mbrojtësi i Junajtidit, Rio Ferdinand: “Garnacho më tha se Messi e hoqi atë nga Instagrami vetëm sepse nuk e fsheh se preferon Ronaldon. Ai e thotë hapur, nuk i intereson. ‘Jam tifoz i Ronaldos’. ‘Kush është më i miri? Ronaldo’. Madje, e thotë këtë edhe te skuadra e Argjentinës”.

Goli i Garnachos mund të jetë kandidat potencial për çmimin PUSKAS, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

 

@howsyetouchtwo

Messi was angry at Garacho for this… @FIVEUK

♬ original sound – Howsyetouch

Advertisement