Kronike
Në kërkim ndërkombëtar për trafikimi i narkotikëve, kapet në Qafë Thanë 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Sipas Policisë, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Po ashtu theksohet se punohet me autoritetet austriake për ekstradimin e të riu nga Maqedonia e Veriut në Austri.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut”.
“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana sakaq, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.

