Connect with us

Pinknews

Në kërkim nga policia se rrahu modelen që i “rrëmbeu” burrin së motrës, Antonela Berisha shfaqet e pashqetësuar në publik

Antonela Berisha është shfaqur për herë të parë pas pretendimeve se ajo dhe motra e saj Mariela, kanë dhunuar fizikisht 24-vjeçaren Klea Prenga.

Edhe pse është në kërkim nga policia, Antonela qëndron e lirë dhe e pa shqetësuar, teksa ka postuar disa foto në llogarinë e saj të biznesit në Instagram.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” dhe “Përputhen” shihet duke reklamuar koleksionin e ri të veshjeve, sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë.

Dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, teksa policia ka deklaruar më herët se po punonte për lokalizimin e motrave Berisha.

Advertisement