Aktualitet

Në kërkim për atentatin ndaj ish prokurorit, arrestohet Ramazan Rraja

Arrestohet Ramazan Rraja. Mësohet se Rraja është arrestuar në Urën e Gjolës. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim gjykate për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Gjatë kontrollit që iu bë, Rrajës i është gjetur dhe një armë zjarri.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Si ndodhi antentati ndaj ish-prokurorit?

Ngjarja ndodhi me 1 Nëntor të vitit 2019, ku makina ‘Benz’, u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Ndoj ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Ndoj iu mbijetoi plagëve të marra ndërsa Laho mori lëndime.

TRENDING

Exit mobile version