Aktualitet
Në këto dy qytete priten reshje të shumta shiu, paralajmërohen qytetarët
Në qarqet Lezhë dhe Shkodër në orët në vijim pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, të cilat sipas Ministrisë së mbrojtjes, mund të shkaktojnë probleme për banorët e zonave.
“Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”, thuhet në njoftimin e MM.