Connect with us

Bota

Në Koren e Jugut mjekët heqin dorë nga pediatria për shkak të fertilitetit të ulët

Në Korenë e Jugut ka një mungesë të theksuar të mjekëve pediatër të cilët I kanë lënë spitalet bosh pa plotësuar nevojat e qytetarëve për shërbim.Mjekët shprehen të shqetësuar pasi një mungesë e tillë e stafit rrit rrezikun shëndetsor për fëmijët ku paralajmërojnë se një fenomen i tillë është si rezultat i nivelit më të lartë të ulët të lindjeve në botë.Mediat e huaja shkruajnë se numri i klinikave pediatrike dhe spitaleve të fëmijëve në kryeqytetin Seul, është ulur me 12.5% ​​nga viti 2017 në 2022, në vetëm 456. Gjatë të njëjtës periudhë, numri i klinikave psikiatrike është rritur me 76.8%, sipas Instituti i Seulit, një institut publik i mendimit.

Rrënja e problemit është lindshmëria e ulët që prek vendin, e kombinuar me papërshtatshmërinë e sistemit të sigurimeve për të përballuar këtë zhvillim. Si rrjedhojë, pediatria përballet me mungesë serioze burimesh dhe mjekët e shmangin këtë specialitet, duke qenë se nuk ka të ardhme.Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njeh “kufizimet” e sistemit, duke u angazhuar për të marrë kundërmasa.Sipas të dhënave të ministrisë, spitalet ishin në gjendje të paguanin vetëm 16.3% të nevojave për pediatër në gjysmën e parë të këtij viti krahasuar me 97.4% në 2013.Për prindërit, këto mungesa të stafit të kualifikuar përkthehen në pritje më të gjata për fëmijët e tyre.

Advertisement