Politike
“Në marsh drejt fitores…”/ Gjekmarkaj: Sot është nder të mos jesh bashkëpunëtor me këtë qeveri korruptive
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë një takimi në Vaun e Dejës, thotë se opozita po marshon drejt fitores, duke theksuar se sot është nder të jesh në opozitë. Ndërsa thekson se opozita ka bërë një betejë dinjitoze në Parlament, Gjekmarkaj, thekson se Partia Demokratike po shkon drejt fitores.
“Kjo zonë në indet e veta ka qendresen! E ka demostruar këtë ne vitet e errta 1945-46 kur vendosej diktatura. Po kaq në vitet 90 kur regjimi duhej rrezuar. Populli i kesaj zone ka qendrua, ka rezistuar, ka mbeshtetur PD duke i sherbyer kesisoj vendit dhe se ardhmes. Ne po vinim nga Lezhe per Shkoder nje nga fushat me te begata te veriut, vende vende me shpi shume te bukura te ndertuar kur qeveriste PD dhe kishte shprese, fushat djerr, shtëpitë bosh.
Femijet tuaj, nipat dhe mbesat qe mund tu gezonin e jetonin ketu me ju mund ti shihni vec ne cel. Sot eshte nder te jesh ne opozite dhe te mos jesh bashkepunetor me kete qeveri te zhytur ne korrupsion. Une e gjykoj faj voten per PS pas 12 vitesh regres. Ne dje ne Parlament kemi bere nje beteje nga me dinjitozet per trasparence dhe cjerrjen e maskes se kesaj qeverie per inceneratoret sterilizimin e plot te tjere miliona euro te abuzuar. Keta voten e duan per te marre parane publike e per ta futur ne xhep. Keshtu shqiperia zvoglohet.
Ne vime pas nje periudhe te veshtire por jemi krenar sot se nxorrem nga rrethimi opoziten dhe e shpetuam ate nga asgjesimi. Ne sot jemi ne ecje dhe ne marsh drejt fitores. Vertete nje e pazakonte ka ndodhur qe nuk ngjet ne vendet e europes moderne, lideri i opozites Sali Berisha mbahet ne arrest pa akuze dhe i pa hetuar. Mbase pesha te tilla jane per shpatullat e tij por demokracisw i rendojne dhe shume madje. Dua te pergezoj koleget Kellici e Bardhi per kurajon ne cjerrjen e maskes se pushtetit ne bashki e qeveri. Ndaj mos hezitoni te kerkoni me krenari voten per PD si vote per ndryshim,,si votw kunder korrupsionit, si vote per jeten me dinjitet”, ka theksuar ai.