Pinknews
Në një moment u dorëzova, moderatorja shqiptare tregon momentin e vështirë gjatë lindjes së vajzës
Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi në një rrëfim për “S’e Luan Topi”, tregoi momentin e vështirë gjatë lindjes së vajzës së saj.
Ajo u shpreh se në momentin e lindjes, e bija kishte kordonin e lidhur në qafë, që e bëri situatën tepër të vështirë.
“Pata një lindje natyrale. Në një moment kur Emi nuk po dilte, mu duke sikur u dorëzova dhe u kërkoja mjekëve që vetëm të shpëtonin vajzën.
Më pas më erdhi një forcë, dhe vajza lindi”, tregoi ajo.