Pinknews
Në një romancë me një mashkull dhe bashkëjetonin në Zvicër? Familjarët e Jozit reagojnë ashpër
Familjarët e Joz Markut, kanë reaguar pas pretendimeve të bujshme që konkurrenti i Big Brother VIP Albania është homoseksual, polemika që fillimisht u ngritën nga gazetarja Dasara Karaiska dhe që shpejt morën dhe në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në rrjetin social, Karaiska u shpreh se Jozi është gay dhe se partneri i tij ka deklaruar hapur lidhjen me të.
“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin ai ka bashkëjetuar në Zvicër dhe Milano”, tha Karaiska, duke shtuar se partneri është një person i deklaruar gay që ndodhet në një marrëdhënie me Jozin. “Nuk është e drejtë nga ana ime t’ia denigroj figurën, por ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton dhe profilin e atij partnerit që e ka Jozin foto profili në Instagram”, vijoi ajo.
Këtyre deklaratave i kanë reaguar familjarët e Jozit, përmes profilit të këtij të fundit në Instagram, duke qenë se janë përgjegjës për llogarinë.
Ata i mohuan këto pretendime mbi orientimin seksual të Jozit dhe se ky i fundit dhe djaloshi [të cilit iu referua gazetarja] janë miq prej vitesh, duke hedhur poshtë se janë më të afërt se kaq.
“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe si familjarë të tij, ndjejmë përgjegjësi të reagojmë. Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi, por këto janë informacione që nuk i përkasin medias për sa kohë që Jozi vetë nuk i ka treguar brenda në shtëpi apo t’i bëj publike në profilin e tij, atë dhe shokë të tjerë që e mbështesin”, kanë shkruar familjarët.