Connect with us

Aktualitet

Në pak minuta shi, përmbytet sërish Vlora, banorët: Të na lënë gomone të kalojmë

Rrugët e qytetit të Vlorës janë përmbytur në vetëm pak minuta shi. Disa prej zonave të qytetit janë momentalisht në ujë, ku situata paraqitet më kritike në zonën “Albano dhe Romina”, zona e “Biblotekës”, zona e “Skelës”, dhe rrugët pranë shkollës “Halim Xhelo”. Sipas banorëve, kjo situatë ndodh gjithmonë që ka reshje shiu. Ata i bëjnë apel kryebashkiakut të shokojë situatën dhe të marrë masa.

“Të lënë ndonjë gomone të kalojmë. Radhën e kaluar uji deri këtu u mbyllën bizneset. Pak shi, mbytet Vlora”, tha një nga banorët.

Në pak minuta shi, përmbytet sërish Vlora, banorët: Të

Në pak minuta shi, përmbytet sërish Vlora, banorët: Të

Në tetor të vitit 2024, Vlora u përmbyt nga një stuhi që pushtoi vendin. Për shkak të prurjeve, 33 familje me 55 anëtarë u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në konviktin e qytetit. Pas përmbytjes, Partia Demokratike e degës së Vlorë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytetin bregdetar prej shirave të 4 tetorit. Për mediat, kreu i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha zbuloi se ka depozituar një serë faktesh në Prokurori, duke bërë thirrje që të zbulohet se kush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.

Advertisement