Sport
Në Paris tërbohen/ Mbappe nuk rinovon dhe largohet i lirë në 2024
“Seriali” rreth emrit të Kylian Mbappe vazhdon dhe duket se nuk do të përfundojë së shpejti. Superylli francez duket se ka marrë vendimin e tij, i cili ka tërbuar njerëzit e Paris Saint-Germain siç pretendon “ Le Parisien”.Konkretisht, Mbappe vendosi të qëndrojë me parizienët, por në të njëjtën kohë të mos rinovojë kontratën. Kjo do të thotë se sulmuesi 23-vjeçar do të largohet nga Parisi falas në vitin 2024 dhe më pas do të hapet rruga për kalimin e tij te Real Madrid.
Paris Saint-Germain është zemëruar me sjelljen e Kylian Mbappe. Pavarësisht se i është dhënë një ultimatum për të vendosur nëse do të rinovojë apo të shesë që tani, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit të ri, një goditje kryesisht në pjesën financiare të madhe për kampionët e Francës.Në fakt, sulmuesi francez nuk do të largohet edhe nëse Parisi ta lërë në stol apo në tribunë gjatë këtij sezoni, pasi tashmë ka vendosur të qëndrojë për sezonin e fundit të karrierës në klub.