Connect with us

Kronike

Në prag të një tragjedie/ Shoferja humb kontrollin e mjetit, lëndohet 14-vjeçarja

 Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Velipojë-Shkodër. Mësohet se shoferja 39-vjeçare S.K, ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja e mitur, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Po punohet për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement