Connect with us

Politike

“Në prag të vdekjes”/ Rama reagon i shqetësuar pas akuzave të…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për Engjell Agaçin, i cili ka deklaruar se është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.

Rama i revoltuar tha se këto janë shpifje, ndërsa theksoi se Agaçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Itali dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore që siç shprehet ai “kaloi tehun mes jetës dhe vdekjes”.

Këneta ka marrë peng Engjell Agacin, gruan, vajzën, nënën e tij të mrekullishëm, familjen, me ferman të bufit që e shpalli një person në arrati nga drejtësia. Me tam tamet e mushkonjave të kënetës që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK në kryeministri e marrjes së lap topit dhe e syrit që tu dali bashkë me syrin e bufit. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye shëndetësore, kaloi tehun mes jetës dhe vdekjes. Si pasojë e bllokimit të arterieve koronare, për të cilën u operua ne zemër. Pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksione, gjë që detyroi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Pas një periudhe të vështirë në reanimacion, ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e tyre për të rehabilituar mushkëritë e dëmtuara rëndë”, tha nder të tjera Rama.

Advertisement