Connect with us

Politike

Në pushtet me protesta/ Do marrin ‘Noc Rrokun’

Nga vendlindja e kundërshtarit të tij politik, kryeministri Edi Rama iu ka folur tropojanëve për Sali Berishën ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA. Për kreun e qeverisë, ky vendim duhet lexuar deri në fund, sipas së cilit fakti që Berisha nuk është futur në listën e zezë për korrupsion apo minim të demokracisë, por për çështje që shkon përtej kësaj. Sipas Ramës, ky vendim i SHBA-së, duhet të lexohet deri në fund, e ndërsa tha se Partia Demokratike është përdorur nga Rusia në dëm të interesave të vendit.

 

“Ça e detyron SHBA të shpallin Non Grata një person që ka qenë president dhe që SHBA ka pasur bashkëpunim, që ka qenë kryeministër dhe që SHBA kanë pasur bashkëpunim, korrupsioni okay, po a mjafton për të shpallur Non Grata një personalitet, minimi i demokracisë, po si? Itimidimi i drejtësisë, dakord, e pra po ju them që në dritën e çfarë po ndodh sot duhet lexuar deri në fund qëndrimi i SHBA-së, kujtohuni pak edhe për fushatën e 2021, kur i thoja Lulit ndahu nga ata të 2 dhe mua në këto klubet e natës televizive më thonin, njëri është burrë i vjetër, tjetri president, po tani që Luli nuk është, prandaj i them atyre që e shikojnë këtë çështje si politike të brendshme, kjo nuk është e brendshme PS-PD, as pushtet-opozitë, kjo është një çështje mirëfilli shqiptare dhe kjo është me cilën anë Shqipëria është, me kë, ku rreshtohet në këtë situatë, me aleancë në të cilën jemi me fjalë dhe me vepra apo rreshtohet si një vend ku me fjalë jemi në atë aleancë, por me vepra bëhemi pjesëmarrës apo një anëtar i gjymtuar”, tha Rama.
Kërcënimet që kanë mbërritur nga Sali Berisha, Rama thotë se nuk i trembet aspak, as ai vetë, as shumica e as grupi parlamentar të PS. Kjo sepse sipas tij, të gjithë shumica e qytetarëve  është e vetëdijshme që kjo betejë e Berishës, po bëhet për interesat e tij personale.
“Asgjë nga këto nuk kërcënon shumicën, se shumica nuk është aq qeveria e grupi i PS, shumica janë njerëzit që nuk i kanë këto lloj lojërash, por përtej kësaj, kjo kërcënon dinjitetin tonë. Njerëz të verbër, që janë gati të kthehen me djallin për pushtetin e tyre, për t’i ikur drejtësisë për arsye personale që tërheqin për hunde njerëzit”, tha Rama.
Ndalur të protesta e 12 nëntorit ku ka pasur thirrje nga ana e opozitës që do të marrin kryeministrinë apo edhe vetë pushtetin, Rama iu përgjigj me batutë.
“Ça do të thotë kjo do marrim zyrën, hajdeni çohuni, mendoni që është pa lidhje, jo se për të marrë do marrin Noc Rrokun, Shqipërisë i bëjnë një dëm të madh dhe duke e çarë gjithë pjesën që është e angazhuar për politikën, në këtë formë angazhojnë për hesap të Kremlinit, bëhen vegla të këtyre veglave, me një ndryshim që këto vegla paguhen për ta bërë këtë punë, i morën gjysmë milioni dollarë. Si mund të shkosh pas një partie, kur aleatët thonë që me partinë s’kemi gjë, por nëse shkon pa asnjë vegle, si mund ta bësh”, u shpreh Rama.

 

Advertisement