Connect with us

Politike

Në Qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave, Marta Kos: Me Ramën kemi një marrëveshje për të finalizuar martesën Shqipëri-BE

Komisioni Evropian pritet të hapë në muajin qershor të gjithë kapitujt e negociatave me vendin tonë.

Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos gjatë një konference të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane në Bruksel.

“Sigurisht, brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund.

Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave.

Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, tha komisionerja Marta Kos.

Kos tha se e veçonte Shqipërinë pasi, sipas saj, po bëhet një punë e jashtëzakonshme me reformat e integrimit nga qytetarët dhe politikanët.

Advertisement