Connect with us

Aktualitet

Në Serie A dhe Champions League po vijnë duele vendimtare

Në kampionatin Italian dy super ndeshje për një superfundjavë. Teksa lufta për titull sa vjen e behët e ndezur dhe e shtuna i gjen dy kryesuesit e këtij sezoni, përkatësisht Interin dhe Napolin, në një përballje kokë më kokë, të konsideruar si “ndeshja për supremaci”. Të dy ekipet së fundmi janë përballur me sfida, Interi me 2 fitore në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa Napoli që nuk arrin të fitojë prej 4 ndeshjesh. Por, të shtunën, të dyja ekipet do të zbresin për fitoren me çdo kusht në një superduel që mezi pritet nga tifozët e shumtë.

Ndërkohë që një tjetër ndeshje e rëndësishme është ajo në Sansiro mes Milanit dhe Lazios, dy ekipe të mëdha, me dy ecuri krejt të ndryshme këtë sezon. Objektivi është i përbashkët, një vend në “Zonën Champions”, por, nëse për Lazion kjo ngjason me shumë me realitetin e prekshëm se më ëndrrën, për Milanin në kaos sa vjen e bëhet më e largët si mundësi.

E megjithatë, kur në fushë zbresin fanellat e zemrës, jemi të gjithë para ekranit, të Tring Sport sigurisht, gjithmonë gati për emocione e drithërima.

Por, mesjava do të jetë edhe më elektrizuese, sepse në Ligën e Kampionëve jemi në 1/8-at dhe shorti ka përplasur sërish të mëdhenjtë, ashtu si jemi mësuar t’i shohim që në nisje të këtij sezoni spektakolar.

Të martën dhe të mërkurën mbrëma, 8 ndeshje që përplasin 16 më të mirët e Evropës, me një synim të qartë, një vend në çerekfinale.

Dy kryesuesit e Bundesligës, Bayern i Mynihut dhe Leverkusen do të përplasen të mërkurën në një duel mes dy superfuqive gjermane, ndërkohë që derbi i kryeqytetit spanjoll, ai mes Atletico dhe Real Madrid do të vërë përballë të martën dy “peshat e rënda” iberike. Të mërkurën, një ndeshje për prestigj dhe kualifikim. Kampionët në fuqi mbrojnë tringjyrëshin Italian në Ligën e Kampionëve përballë luftarakëve befasues të Feyenord-it.

Një tjetër përplasje të mëdhenjsh luhet mes francezëve të Luis Enrikes dhe Reds të Arni Slot. Në Lisbonë, shqiponjat vendase presin katalanasit e një sezoni fantastik në “Champions”. Pas një ecurie ëndrrash në Fazën e Ligës, Lille sfidon në Gjermani “Murin e Verdhë” të Borussia Dortmund, ndërsa kampionët e Holandës sfidojnë gjigantët anglezë të Arsenalit.

Të gjithë në fushë të motivuar për lavdinë kontinentale, ndërsa tifozët gati për një tjetër eksperiencë të pakrahasueshme, vetëm në Tring Sport, platformën sportive më të madhe në Shqipëri.

 

 

 

Advertisement