Connect with us

Aktualitet

Në SERIE A, jemi në fundin e një sezoni spektakolar, i cili, me sa duket do të vendoset në çastin e fundit

SERIE A, jemi në fundin e një sezoni spektakolar, i cili, me sa duket do të vendoset në çastin e fundit. Interi dhe Napoli ecin kokë më kokë në luftën për titullin kampion, ndërkohë që janë 6 skuadra të tjera që garojnë për të fundit vend në “Zonën Champions”, në Evropën që vlen.

Ky është “IL CALCIO” dhe TRING e sjell të plotë të gjithë magjinë e tij.

Futbolli është i paparashikueshëm dhe italiani edhe më tepër. Ndaj, të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave do të luhen brenda një mbrëmjeje pak të thuash elektrizuese. Vetëm Atalanta zbret në fushë të shtunën kundër Genoas, tashmë me vendin në “Champions” të sigurt, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen të dielën në 20:45 dhe ato më vendimtaret do të jenë një maratonë sportiveTRING SPORT.

Interi sfidon në shtëpi Lazion, ndërsa Napoli udhëton drejt Parmës. Në letër, sfida e të besuarve të Kontes duket më e lehtë, edhe titulli më afër, por, kaq të papritura sa na ka rezervuar ky kampionat, fjala e fundit nuk thuhet kurrë para kohe. Të dyja ekipet do të zbresin njëherësh në fushë, me më shumë frymëzim se kurrë, sepse nuk lejohet asnjë gabim.

Ndërkohë, për të vetmin vend të mbetur në “Zonën Champions” garojnë plot 6 skuadra, Juve, Lazio, Roma, Bologna, Milan e Fiorentina.

Me Juventusin që e ka vetë në dorë fatin e vet përballë Udineses dhe dy skuadrat kryeqytetase, Lazio dhe Roma, që e ndjekin hap pas hapi, por që kanë dy përballje të forta me dy superskuadrat lombarde, Inter dhe Milan, por edhe me Bolonjën dhe Fiorentinën që sfidohen mes tyre, kjo betejë do të jetë e zjarrtë, njëlloj siç do të jetë edhe mbrëmja e së dielës në kanalet sportive të TRING.

Ndaj, të gjithë tifozët e panumërt të SERIE A, këtë të diel do të bëjnë gati fanellat e zemrës dhe do të shijojnë spektaklin vendimtar që do të dhurojë raundi i parafundit i sezonit 2024-2025, që është transmetuar dhe vazhdon të transmetohet i gjithi ekskluzivisht dhe vetëmTring Sport, në platformën më të madhe sportive në Shqipëri.

ZGJIDH TRING, ZGJIDH SPEKTAKLIN!

Advertisement