Connect with us

Kosova

Në shtator, SHBA dhe BE hapin valvolat e presionit ndaj Serbisë e Kosovës

Së bashku me Bashkimin Evropian, duket se dialogu Beograd-Prishtinë aktualisht është me pushime vjetore, deri në fund të gushtit. Nuk ka takime, as bisedime, as konsultime, por ka probleme që nuk kanë të ndalur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Po shtatori me çfarë do na surprizojë?
Siç shkruan portali ‘Blic’, që një ofensivë diplomatike perëndimore po përgatitet muajin e ardhshëm, tregon fakti se Prishtina zyrtare ka formuar një grup punues që deri më 1 shtator duhet të përgatisë procedurën për zëvendësimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat serbe në veri të Kosovës. Për shkak të gjithë kësaj, është pothuajse e sigurt se nga shtatori Perëndimi do të punojë intensivisht dhe njëkohësisht në deeskalim, por edhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilës ata vazhdimisht i referohen.
Diplomati serb Zoran Milivojeviq thekson se ajo që është e sigurt është se nuk ka pushim për diplomatët perëndimorë, veçanërisht ata amerikanë.
“Nga deklaratat e Hovenier, shihet se SHBA-ja ende e mban lart agjendën e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në momentin kur pati mesazhe inkurajuese për ecurinë e marrëdhënieve serbo-amerikane dhe pas vizitës së Listës Serbe në Uashington, Hovenier hoqi çdo dyshim se SHBA-të do të ndryshonin politikën e tyre për çështjen e Kosovës. Kjo është e rëndësishme përsa i përket iluzioneve tona se veriu i Kosovës mund të fitojë sovranitet”, theksoi Milivojeviq, që gjithashtu beson se Amerika po përgatit presion edhe më të madh ndaj Beogradit dhe Prishtinës në shtator
“Vjeshta do të jetë shumë dinamike pasi Perëndimit po i mbaron koha për shkak të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në BE dhe SHBA. Dëshira e Perëndimit është që ta zgjidhë çështjen me njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës para zgjedhjeve – deklaroi ish diplomati serb

Advertisement