Connect with us

Rajon

Në shtëpinë e Vuçiç, plumba suedez për Rusinë

Ministri i punëve të jashtme të Suedisë Tobias Billström, shtet që kryeson Bashkimin Europian, po qëndron në Beograd ku i ka bërë me dije presidentit serb Aleksandar Vucic që të bashkërendojë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me bllokun europian

Vucic, me dramën e zakonshme, shpjegoi se i është kërkuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“I kuptuam porositë e Suedisë, që duhet t’i vendosim sanksionet Rusisë. Ne jemi shtet i pavarur, dhe në përputhje me këtë do të marrim cdo vendim” – tha Vuciç.

Ndërsa ministri suedez Tobias Billstrom la të nënkuptohet piken e presionit të Bashkimit Europian ndaj Serbisë, që si shtet partner dhe kandidat për anëtarësim pritet t’i harmonizojë politikat me europianët.

Vuciq e falënderoi ministrin suedez për katërfishimin e shkëmbimit tregtar siç tha por shtoi se shpreson se do të ketë mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë që siç thotë dëshiron të qëndrojë ushtarakisht neutrale ashtu si edhe Suedia

Presidenti serb, duke luajtur rolin e viktimës dhe duke u ankuar per NATO-n, tha se Serbia ishte sulmuar me pa te drejte ne vitin 1999.

Vucic iu kthye dramës duke diskutuar edhe çështjen e dialogut me Kosovën teksa dhe shpalosi pretendimet se Serbia do ti përmbushë obligimet e saj nga marrëveshjet por nuk do të mbështesë anëtarësimin në OKB te Kosoves. Ai gjithashtu u ankua se ende nuk është përmbushur obligimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duke i fryrë taktikës së viktimizimit me akuzat për standarde të dyfishta nga bashkësia ndërkombëtare siç Vucic pretendon shpesh.

Advertisement