Connect with us

Politike

Ne si femrat në një ndeshje boksi/ Lubonja: Heqja dorë nga qeveria teknike, dështim i Berishës

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë foli për situatën politike në vendin tonë.

“Me sa kuptojmë situatën, qeveria teknike është lënë mënjanë. Ata kanë vendosur të hyjnë në zgjedhje, edhe pse nuk kemi qeveri teknike. Është disi dështim i opozitës. PD nuk ka fuqi. Po të shikosh situatën në Serbi, Vuçiç ka presion, sepse është regjim. Opozita duhet të bashkohet në një front. Shqiptarët në tërësi nuk bashkohen dot. Shqiptarët i bashkon i forti, kur e shohin se po fiton. Opozita po shkon ndaras në zgjedhje dhe ky është dështim i gjithë opozitës. Shqipëria është në rrezik nga një regjim. Qeveria është në rrugën e krimit, që prodhon krim dhe përfill çdo protestë, që qëndron. Është dështim edhe i drejtësisë”, u shpreh Lubonja.

Në lidhje me votën e diasporës, Lubonja deklaroi se PS do të gjejë forma manipulimi edhe të votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Për mua, autogol ka qenë edhe pranimi i reformës në drejtësi, ndërkohë që ke përballë një njeri, që të gjitha ristrukturimet që ka bërë, i ka bërë për të forcuar pushtetin e tij dhe jo demokracinë. Parimisht është e drejtë që të votojnë emigrantët, por PS do të gjejë forma për të manipuluar votën e emigrantëve, me patronazhimin, me ca që kanë marrë edhe kulla. Krimi i organizuar këto para i grumbullon në Perëndim dhe është interesuar që “parkimin e parasë” ta vazhdojë. SPAK mund të ketë dëshirë për të hetuar krimin elektoral, por nuk ka fuqi”, deklaroi Lubonja.

Advertisement