Connect with us

Shkrime

Në tavolinën e paqes, Ukraina dhe Kosova/ Ja çfarë Vuçiç paralajmëron

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se gjashtë muajt e parë të vitit 2024 do të jenë tmerrësisht të vështirë politikisht, ndërsa presionin më të madh për çështjen e Kosovës e pret në gjysmën e dytë të janarit dhe në fillim të shkurtit.

I ftuar në televizionin Prva, ai ka shpjeguar se kur bëhet fjalë për Kosovën, thelbi është se Perëndimi duhet ta zgjidhë çështjen para se të hyjë në bisedime me Rusinë për Ukrainën, sepse presidenti Vladimir Putin padiskutim do hedh mbi tavolinë precedentin e Kosovës.

“Interesi i tij është Rusia. Ai po kërkon diçka që mund ta mbajë atë që ka arritur dhe i duhet të justifikojë Krimenë, Donbasin apo Zaporozhyen. Putin me Kosovën ka në dorë precedentin ligjor. Po të isha në vendin e tij, ndoshta edhe unë do ta përdorja”  – shpjegoi Vuçiç.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të e shohin rrugën për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve në përmbushjen e obligimeve që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç morën kur u pajtuan për marrëveshjen e arritur në Bruksel në shkurt dhe aneksin zbatues të asaj marrëveshjeje në Ohër në muajin mars të vitit të kaluar.

Të dyja marrëveshjet, sipas kërkesës së Këshillit Evropian, duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave ndërmjet Serbisë dhe BE-së dhe pjesë e kapitullit 35 që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Këtë e ka kujtuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, i cili tha për “Politika” se sipas konkluzioneve të fundit të Këshillit Evropian për zgjerimin, shtetet anëtare ngarkojnë BE-në që të përfshijë ‘Detyrimet e Beogradit’ që dalin nga Marrëveshja, në procesin e negociatave para fundit të janarit 2024.

Po përse Vucic u shpreh se Serbia do të përballet me një gjashtëmujor tmerrësisht të vështirë politik? Tani është e qartë se Kosova më në fund pritet të ecë përpara me themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe se Serbia pritet të përmbushë paralelisht pjesët thelbësore të obligimeve të saj nga marrëveshja dhe tha se ky proces duhet të jetë “transparente dhe e drejtë”. Më herët ai ka theksuar urgjencën e përmbushjes së obligimeve deri në pranverë, duke pasur parasysh se këtë vit janë duke u mbajtur zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet në SHBA.

Serbia, gjegjësisht negociatori i saj në nivelin më të lartë, Vuçiç, përkundër dispozitës së qartë të Marrëveshjes së Ohrit se do të përfshihet në kapitullin 35 të negociatave, ende nuk e pranon përfshirjen e marrëveshjeve në tërësi, sepse siç thotë ai Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo në ndonjë agjenci të kesaj organizate.

Vuçiç gjithashtu ka theksuar se në fund të janarit dhe në gjysmën e dytë të shkurtit, presionet do të jenë më të ashpra, sepse ky do të jetë kulmi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Por se përgjigja sipas, per te gjithe ata që e urrejnë Serbinë dhe duan që asaj ti kriposin mendjen, do të jetë: Serbia nuk është koloni ruse dhe nuk drejtohet nga ndonje guvernator rus. Në përgjogjen tone për Kosovën do të jemi po aq të ashpër sa kemi qenë deri tani”

Një arsye tjetër për periudhën e vështirë me të cilën po përballet Serbia, është se Beogradi zyrtar do të jetë nën presion për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Rusi më 17 mars, ku do të konfirmohet mandati i presidentit rus. Sipas Vuçiçit, të gjithë ata që kanë marrëdhënie me Rusinë do të jenë nën presion. E gjithë kjo mund të ndikojë në dinamikën dhe shpejtësinë e formimit të qeverisë së re në Serbi, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit.  Ndonëse ka paralajmëruar formimin e qeverisë më së voni deri në fillim të marsit, ekziston mundësia që Vuçiç të gjykojë ta ngadalësojë formimin e qeverisë për të fituar kohë.

Advertisement