Lifestyle
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lumtur, por ja studimet e fundit
Studiuesit kanë identifikuar disa nga karakteristikat personale dhe aftësitë që mund të bëjnë një shtëpi të lumtur.
Një nga faktorët kryesorë kur bëhet fjalë për marrëdhënie të shëndetshme familjare dhe romantike, është fleksibiliteti psikologjik. Kur lindin sfida dhe probleme, ky fleksibilitet mund të bëjë që marrëdhëniet të mos prishen.
Konkluzionet u morën nga ajo që njihet si meta-analizë, ose një studim i studimeve të mëparshme. Psikologu Ronald Rogge, nga Universiteti i Rochester thotë: “E thënë më thjesht, kjo meta-analizë nënvizon se, të qenit i ndërgjegjshëm dhe emocionalisht fleksibël në situata të vështira dhe sfiduese, jo vetëm që përmirëson jetën e individëve, por gjithashtu mund të forcojë dhe pasurojë marrëdhëniet e tyre të ngushta”.
Rogge dhe kolegu i tij Jennifer Daks, gjithashtu një psikolog në Universitetin e Rochester, panë që fleksibiliteti i ndërgjegjeshëm ishte i lidhur me dinamika pozitive të marrëdhënies dhe familjes, si dhe lidhje me marrëdhënie më të forta mes antarëve të përfshirë.
Studiuesit vazhdojnë të specifikojnë disa nga aftësitë personale që janë të nevojshme për të pasur një fleksibilitet psikologjik. Këto përfshijnë të qenit pranues ndaj eskperiencave të ndryshme, qofshin të mira apo të këqija, dhe të pasurit në fokus të tashmen dhe përditshmërinë.
Aftësi të tjera pozitive përfshijnë përjetimin e mendimeve dhe ndjenjave pa u fiksuar pas tyre, mbajtjen e një perspektive të gjerë edhe në kohë të vështira, qëndrimin në kontakt me vlerat më të thella përmes luhatjeve të humorit të çdo dite dhe të qenit në gjendje të bësh hapa përpara drejt një qëllimi edhe mes vështirësive dhe pengesave.
Nga ana tjetër, fleksibiliteti psikologjik mund të jetë rezultat i shmangies së vazhdueshme të mendimeve, ndjenjave dhe përvojave të vështira, përjetimi i ngjarjeve të përditshme dhe ngecja në mendime të vështira.
Sjelljet e tjera jo fleksible përfshijnë perceptimin e mendimeve dhe ndjenjave të vështira si një reflektim personal (dhe ndjenjën e gjykimit për shkak të tyre), si dhe mbingarkimin me streset e përditshmërisë.
Në familje, fleksibiliteti psikologjik çon në kohezion më të madh, jo aq shumë stres apo shqetësim dhe një përdorim më të madh të strategjive përshtatëse të prindërimit. Në marrëdhëniet romantike, kjo çon në kënaqësi më të madhe dhe konflikte më të vogla.
Hulumtimi përshtatet me një studim të mëparshëm të drejtuar nga Rogge, i cili shikonte se sa thjesht të qenit i vetëdijshëm në marrëdhënie dhe të pasurit e një komunikimi të mirë, mund të jetë çelësi i jetëgjatësisë në marrëdhënie.
“Rezultatet tregojnë se burrat dhe gratë janë të vetëdijshëm për veprimet që mund të bëjnë mirë ose gabim në marrëdhëniet e tyre”, thotë Rogge rreth studimit të mëparshëm.
“Ju mund të mos keni nevojë t’i mësoni atyre shumë aftësi për të ulur shkallën e divorcit. Ju mund t’ju duhet thjesht t’i bëni ata të mendojnë se si po sillen aktualisht”.
Studimi është marrë nga Journal of Contextual Behavioral Science.